Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për grafitet që janë bërë sërish në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri.
“Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim. ‘Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!’”
“Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc ka marrë hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.”, ka thënë Kamberi.