Takimi Osmani – Ulutash, KFOR: Folën për Urën e Ibrit, komandanti rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm

Takimi Osmani – Ulutash, KFOR: Folën për Urën e Ibrit, komandanti rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm

E para e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

KFOR-i përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ishte pjesë e takimeve të rregullta të Ulutashit me përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Tutje, në njoftim thuhet se Ulutash ka rikonfirmuar qëndrimin e kahershëm të KFOR-it në lidhje me Urën e Ibrit.

“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të koordinimit me homologët e tij. Në lidhje me urën në Mitrovicë, ai rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Gazeta Enigma

Related Articles