Një grua është sulmuar seksualisht në Leposaviq me 10 gusht, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Leposaviq/10.08.2024-11:00. Më 19.08.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma.