Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se s’ka datë për hapjen e Urës së Ibrit, shkruan Enigma.
Ai ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat sipas tij, tashmë janë përmbushur për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të rënda. Pas përfundimit të këtyre fazave, ai ka shtuar se do të kryhen disa formalitete shtesë për të siguruar hapjen e urës.
“Janë me faza ka përmendur edhe kryeministri; sëpari është çështja teknike dhe pastaj ajo që ka dalë në rende të parë, a i plotëson kushtet teknike për të kaluar që e kanë bërë matjen. Deklaratat e para janë që ajo i plotëson kushtet për të kaluar me kamionë dhe gjëra të rënda. Dhe pastaj janë edhe disa formalitete të tjera dhe po besoj që pasi të kryhen faza e parë dhe e dytë, mesa e di janë kryer dhe disa formalitet të tjera, besoj që ura do të hapet”, ka thënë Bajqinovci në RTV Dukagjini.
Pavarësisht vonesave për hapjen e urës së Ibrit, Bajqinovci është i bindur se tani ka ardhur koha për hapjen e urës.
“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000. Ose pas Pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje, që prej 216-2017 të filloj me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.
Për tri herë nuk është hapur, dhe besoj që ka ardhë koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve. Besoj që do ta kemi edhe një dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.