Gjatë ditës Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbaj mbledhjen e saj të radhës.
Mbledhje kjo e paraparë të filloj nga ora 10:30.
Në mesin e pikave të këtij takimi është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këto janë disa prej pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje:
* Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë 09.02.2025
* Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr. Nr.15/2024 për Zgjedhjet e Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme
* Raport i Këshillave të KQZ
* Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës, si dhe pika të tjera. /Gazeta Enigma