Ky është personi që dyshohet se theri të miturit dhe iku

Ky është personi që dyshohet se theri të miturit dhe iku

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur janë therur me thikë te rruga “Luan Haradinaj”.

I dyshuari tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Olt Berishën nga Vranjevci.

Ndërkohë, viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është stabile.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.

Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policies”.

Related Articles