Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur një person në Zubin-Potok, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra.
Në veturën e tij sipas policisë janë gjetur 71 kavanozë me mjaltë.
“Fsh.Bernjak,Zubin Potok 21.08.2024-19:05. Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit vetura dhe malli thuhet se janë dërguar në terminalin doganor. / Gazeta Enigma.