Numri një i CIA-së, William Burns po qëndron për një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, duke vizituar disa nga akterët me të rëndësishëm në vend, raporton Gazeta Enigma.
Këto momente, ai është duke zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Paraprakisht, Burns ka takuar presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.
Drejtori i CIA-s erdhi në vendin tonë pas vizitës në Sarajevë e Beograd.