Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë, raporton Albnews, përcjellë Enigma.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.