30 ditë paraburgim për të dyshuarin që hodhi molotov në drejtim të Policisë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin që hodhi molotov në drejtim të Policisë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar sot masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh kundër të pandehurit, Taulant Krasniqi i cili dyshohet se sulmoi me molotov stacionin e Policisë së Trafikut në Gjakovë, shkruan Enigma.

Një incident i rëndë ka ndodhur me datën 21 gusht në Gjakovë, ku Policia e Trafikut është sulmuar me molotov. I dyshuari ishte prangosur menjëherë nga Policia.

I dyshuari ishte arrestuar menjëherë nga Policia në Gjakovë dhe ishte shoqëruar në stacion policor.

Ai dyshohet se hodhi mjetin shpërthyes nën veturat e Policisë së Trafikut, duke rrezikuar kështu zyrtarët që ishin aty.

Gjithashtu, motivi dyshohet se lidhet me një rast për të cilin Krasniqi dyshohej dhe në shenjë revolte, e ka sulmuar Policinë.

Related Articles