Greqia shënohen temperaturat më të larta të vitit, rrezik i lartë zjarri në disa pjesë të vendit

Greqia shënohen temperaturat më të larta të vitit, rrezik i lartë zjarri në disa pjesë të vendit

Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, temperaturat kanë mbetur të larta për dhjetë ditë rresht në Greqinë qendrore, raporton Gazeta “Enigma”.

Temperaturat pak më të larta ishin regjistruar në korrik 2007 dhe 2000.

Në Athinë, autoritetet kanë vënë në dispozicion sallat e kondicionuara për të pastrehët, të moshuarit dhe pjesët e tjera të rrezikuara të popullsisë.

Dhe Akropoli, një nga vendet turistike më të vizituara në vend, u mbyll gjatë pasdites si një masë paraprake.

Mbrojtja civile e Greqisë ka bërë thirrje për vigjilencë këtë javë, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët që duhet të hidratohen rregullisht dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm të diellit.

Sipas agjencisë, ekziston gjithashtu një rrezik i lartë zjarri në disa pjesë të vendit.

Ndryshe, në korrik të vitit 1987, gati 1.500 njerëz vdiqën pas prezencës së një prej valëve më të këqija të nxehtësisë në historinë greke.

Related Articles