Një person ka humbur jetë si pasojë e plagëve të marra nga thika, pasditën e së shtunës në Tiranë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Unazën e Re, njofton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin, policia njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet D.K, banues në Tiranë, i cili dyshohet të ketë kryer krimin.
Viktima është 34-vjeçari me inicialet A.H., i cili u dërgua në spital, aty ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. /Gazeta Enigma