27-vjeçarja në Fushë Kosovë e rrah burrin në kafeteri, inicohet rasti për “Dhunë në familje”

27-vjeçarja në Fushë Kosovë e rrah burrin në kafeteri, inicohet rasti për “Dhunë në familje”

Një rast i “Dhunës në familje” ka ndodhur së fundmi në një lokal në Fushë Kosovë dhe të dyshuarit janë burrë e grua, shkruan Enigma.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 27-vjeçare po dyshohet se e ka rrahur bashkëshortin e saj teksa kanë qenë në një kafeteri, duke e goditur me grushte. 

Situata mes tyre ka eskaluar dhe pasi janë larguar nga lokali, edhe burri është kapur me të, duke ushtruar dhunë psikike.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Dhunë në familje”.

Related Articles