Janë arrestuar burrë e grua në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit janë ofenduar me fjalë dhe kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, shtetas shqiptar -bashkëshort pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht njëri tjetri. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.