Aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për dhunë seksuale dhe krime lufte në Kosovë

Aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për dhunë seksuale dhe krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një serbi.

Inicialet e të pandehurit janë Z.N.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

”Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, thuhet mes tjerash.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës. /Gazeta Enigma

Related Articles