Ushtria izraelite ka deklaruar se ka shpëtuar edhe një person tjetër të marrë pengë nga Hamasi.
Shpëtimi i pengut raportohet se ka sjellë gëzim në mesin e izraelitëve.
Mirëpo dhjetëra persona të tjerë edne po mbahen peng avarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur marrëveshje armëpushimi dhe për lirimin e pengjeve.
Ushtria tha se Qaid Farhan Alkadi u shpëtua nga një tunel “në një operacion kompleks në jug të Rripin e Gazës”, pa ofruar më shumë detaje.
Nuk dihet nëse gjatë operacionit të shpëtimit të pengut u vra apo u plagos dikush.
Qaid Farhan Alkadi, 52 vjeç, ishte një prej tetë anëtarëve të minoritetit beduin arab të Izraelit, që u rrëmbyen më 7 tetor, njofton Rel, transmeton Gazeta Enigma.
Ai ishte duke punuar si roje në një fabrikë në Magen, një prej disa komuniteteve që u sulmuan nga radikalët e Hamasit. Ai ka dy gra dhe është baba i 11 fëmijëve.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se operacioni i shpëtimit ishte pjesë e “aktiviteteve të guximshme të ushtrisë që po kryen brenda Rripit të Gazës”, duke shtuar se Izraeli “është i përkushtuar që të shfrytëzojë çdo situatë për të kthyer pengjet”.
Hamasi rrëmbeu afër 250 persona më 7 tetor dhe vrau afër 1.200 të tjerë, shumica civilë. /Gazeta Enigma