Paraqitjet e fundit për Kombëtaren e Shqipërisë i pati në Euro2024.
Klaus Gjasula ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja shqiptare.
Një lajm të tille e ka konfirmuar edhe vet FSHF përmes një postimi në Facebook.
“Klaus Gjasula, pas Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”.
“Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Gazeta Enigma