EKSKLUZIVE: FFK ndryshon rregulloren, 8 lojtarë të huaj kanë drejtë loje

EKSKLUZIVE: FFK ndryshon rregulloren, 8 lojtarë të huaj kanë drejtë loje

Komiteti Ekzekutiv së fundmi ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Garave të Super Ligës dhe Ligës së Parë.

Është vendosur që tani e tutje të rritet numri i lojtarëve të huaj që luajnë gjatë së njejtës kohë. Ky numër është rritur nga gjashtë në tetë.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të klubeve, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së garave në vend.

“Pas një analize të hollësishme dhe në përputhje me kërkesat e vazhdueshme të marra nga klubet pjesëmarrëse në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, konform statutit të FFK-së, Komiteti Ekzekutiv si organ kompetent ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në Rregulloren e Garave të Super ligës dhe Ligës së Parë. Konkretisht, është vendosur që të rritet numri i lojtarëve të huaj të lejuar të aktivizohen njëkohësisht në fushën e lojës, nga deri gjashtë (6) lojtarë të huaj siç ishte e paraparë më parë, tani në deri në tetë”, thuhet në emailin e dërguar klubeve. /Gazeta Enigma

Related Articles