Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka akuzuar diplamacinë e Kosovës për dështim, pasi presidenti i Francës, Emanuel Macron, nuk e përmendi njohjen e Kosovës, në shkrimin e sotëm ku bëri thirrje për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
“Macron në letrën e tij para vizitës në Serbi përmend Asociacionin, por nuk e përmend njohjen e Kosovës nga Serbia – ky fjalor i njëanshëm i gjithë vendeve të QUINT-it është dështim i diplomacisë së Kosovës – pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit, të gjithë ndërkombëtarët flasin për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë – po ky kori i militantëve të VV-së pse e ka mbyllur gojën për këtë çështje?”, shkroi Tahiri në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma