Zonat bregdetare të Indisë dhe Pakistanit përgjatë detit Arabik, janë goditur nga shirat e dendur.
Si rrjedhojë shumë qytete janë përmbytur dhe mijëra njerëz janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi autoritetet kanë njoftuar se një stuhi ciklonike mund të zhvillohet deri të premtën.
Sipas Reuters, njerëzit për të lëvizur nëpër qytet janë detyruar të zhyten deri tek beli.
Nga këto përmbytje, 28 persona kanë humbur jetën, njoftuan zyrtarët.
Meteorologët në Indi dhe Pakistan kanë paralajmëruar se shirat e mëtejshëm dhe erërat e forta pritet që të godasin bregdetin. /Gazeta Enigma