“Na duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës e Serbisë për anëtarësimin në BE”

“Na duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës e Serbisë për anëtarësimin në BE”

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian duhet bashkëpunim dhe kompromise “jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka thënë të enjten se Procesi i Berlinit angazhohet për tregti të përbashkët, duke shtuar se iu ka kërkuar vendeve kompromise për lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë në rajon

 Sarrazin ka shtuar para gazetarëve se po bëhen përgatitjet për mbajtjen e Samitit të Berlinit në tetor.

“Samiti i Berlinit ka nisur për bashkëpunimin rajonal, t’i sjellim gjashtë vendet bashkë drejt Bashkimit Evropian. Për këtë na duhet bashkëpunimi rajonal…Na duhen kompromise që nuk janë të lehta për Kosovën dhe Serbinë, por ende nuk jemi atje. Procesi i Berlinit angazhohet për tregti të përbashkët. Kërkova nga të gjithë kompromise për lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë në rajon”, ka potencuar ai.

Në 10-vjetorin e Samitit do të mblidhen përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor e të shteteve të Bashkimit Evropian.

Related Articles