Hoxhaj: Paga minimale prej 350 euro është një mashtrim i radhës

Hoxhaj: Paga minimale prej 350 euro është një mashtrim i radhës

Pas vendimit të fundit nga Qeveria e Kosovës se paga minimale do të jetë 350 euro, reagimet kanë qenë të shumta.

Së fundmi, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar rreth pagës minimale, shkruan Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në Facebooj, Hoxhaj ka potencuar se paga minimale prej 350 euro nuk i shërben askujt, dhe se sipas tij e vetmja zgjidhje është dyfishimi i pagës minimale.

“Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë. Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje”, ka shkruar Hoxhaj.

Ish-ministri këtë vendim e cilëson si “mashtrim” të radhës nga Qeveria aktuale.

“Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale!”, është shprehur Hoxhaj./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles