Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Sipas komunikatës për media, në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet gjegjëse punojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatë
Poashtu bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.