Kurti falënderoi Vengun për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet vëllazërore

Kurti falënderoi Vengun për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet vëllazërore

Zyra e kryeministrit ka dhënë detaje rreth takimit të Albin Kurtit me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu.

Në komunikatë bëhet e ditur se kryeministri fillimisht shprehu falënderimin për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet tona vëllazërore.

Tutje, Kurti vuri theksin veçanërisht edhe në thellimin e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura si ato për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake, deri tek rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

Shefi i qeverisë nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut (A-5), ku Shqipëria është edhe kryesuese këtë vit.

Duke e falënderuar për vizitën dhe bashkëbisedimin, kryeministri i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë, ministrit Vengu i cili pos Kurtit, u mirëprit edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Related Articles