Platforma “X”, e njohur më parë si “Twitter”, është ndalur në Brazil, pasi nuk ka arritur të përmbushë një afat të caktuar nga Gjykata e Lartë atje, për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend.
Gjykata ka urdhëruar “pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë” të kësaj platforme, derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat, shkruan BBC,
I gjithë problemi ka nisur në muajin prill, kur gjykata udhëroi pezullimin e dhjetëra llogarive në “X”, për siç thuhej, përhapjen e dezinformatave.
Në lidhje me këtë, ka reaguar pronari i platformës “X”, Elon Musk, duke thënë se ky vendim është shkatërrim i fjalës së lirë.