Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në veri, duke thënë se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.
Ai këtë reagim e bëri në platformën “X”, duke shpërndarë kështu deklaratën e ambasadës së ShBA-së, në lidhje me këtë aksion
“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.