Vuçiq, Millatoviqit: Morët një pjesë të Serbisë dhe e njohët pavarësinë e Kosovës

Vuçiq, Millatoviqit: Morët një pjesë të Serbisë dhe e njohët pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kritikuar homologun e tij malazez, Jakov Millatoviq, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, “edhe përkundër ligjit”.

“Kur keni folur për vendime të lehta, harruat të thoni, të përmendni 6 republika. E dini, kanë qenë 6 republika, por duke folur për Malin e Zi dhe për vende tjera Perëndimore, në ndërkohë ju morët një pjesë të një prej atyre republikave, që është Serbia, dhe njohët pavarësinë e Kosovës. Dhe kjo është bërë jo në pajtim të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 dhe është bërë kundër ligjit”, tha Vuçiqi gjatë panelint “Bashkimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në”, në forumin GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë.

“Sulmi (i NATO-s) ndaj Serbisë është bërë pa vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky është një dallim i vogël mes nesh, që nuk është aq i vogël. Që do të thotë se po, ne jemi në rrugën tonë të BE-së, dhe problemi më i madh për Serbinë është marrëdhënia jonë me Prishtinën. Është një çështje shumë e vështirë për ne. Përgjigja ime është, në rregull, disa njerëz mendojnë se ne duhet të gjejmë një mënyrë më të lehtë për të kënaqur dikë dhe të themi se ai është i mirë. Do të shohim më 2028 se kush do të ketë të drejtë, nëse unë jam pesimist apo ju optimist. Të gjithë ju këtu e dini se unë kam të drejtë, se asgjë nuk do të ndodhë deri në vitin 2030, dhe në 2030 do të kemi Ukrainën që do të jetë vendi i parë që do të hyjë. Mendoj se do të vijë deri në vitin 2030. Nuk jam negativ, jam realist. Pas kësaj, mendoj se do ta bëjnë Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Por pas hyrjes së Ukrainës në BE”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq u bëri thirrje partnerëve evropianë që të tregojnë më shumë besim ndaj qëllimit të Serbisë për t’iu bashkuar bllokut evropian.

Ai tha se procesi varet jo në raportet e Serbisë me Rusinë, por në normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Po, ne jemi në rrugën evropiane dhe problemi më i madh për Serbinë…. është raporti ynë me Prishtinën”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje është e vështirë për shtetin e tij.

Related Articles