Policia e Durrësit, ka arrestuar pesë persona që dyshohen se kanë kërcënuar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Në mesin e të arrestuarve është presidenti, drejtori dhe përfaqësues të tjerë të Klubit të Futbollit ILIRIA.
Të arrestuarit janë drejtori i klubit Iliria, Nazmi Selmani, 57 vjeç dhe dy djemt e tij, Brajan Selmani, 20 vjeç, dhe Santiago Selamni, 22 vjeç.
Në gjendje të lirë u proceduan një 24-vjeçar, dhe një 39-vjeçar, bëri të ditur policia shqiptare, raporton Euronews.com, transmeton Gazeta Enigma.
“U proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, tha Policia e Shtetit.
“Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale ‘Kanosja për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim”.