Nga aleanca euro-atlantike NATO janë shprehur “të zhgënjyer” me veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serb.
“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me KFOR-in, pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë”, ka shkruar zëdhënësja NATO-s, Farah Dakhlallah.
Dakhlallah tha se KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, ka shtuar zëdhënësja e NATO-s. /Gazeta Enigma