“Xhelozia”, motiv i djegies me benzinë të gruas nga ish-bashkëshorti

“Xhelozia”, motiv i djegies me benzinë të gruas nga ish-bashkëshorti

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë.

Mësohet se 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00 kur ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili e ka ndaluar pak metra larg shtëpisë duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci. 31-vjeçarja nuk ka pasur urdhër mbrojtje.

Pritet që dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve, të zbardhin më tej nëse ka pasur kërcënime apo përndjekje të tjera nga ish-bashkëshorti.

Tashmë gjendja e Melisa Trëndafilit është rënduar dhe ajo është dërguar drejt Repartit te Djegies ne QSUT.

Çifti ishin në proces divorci dhe e reja gjatë kësaj periudhe jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke thënë se mjekët e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për ta shpëtuar Melisën.

“Vajzën, nënën e dy fëmijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij”, shkroi ministrja Koçiu.

Tutje e para e Shëndetësisë inkurajoi institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të të dyshuarit.

“Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë. Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndëshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles