Një konflikt i ashpër me armë zjarri ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Si rrjedhojë dyshohet se një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në lagjen Aktash.
Rasti ndodhi orët e vona, në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Siç raporton sinjali, në këtë përplasje fatale, janë përfshirë grupet Sekiraqet dhe Capat, akt ky që ka rezultuar si pasojë e telasheve që kishin edhe më herët. /Gazeta Enigma