Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim lamtumirës, shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga policia, gjatë këtij takimi u vlerësua lartë bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Policisë së Kosovës.
“Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me z. Davenport dhe njëkohësisht kolonel Hoxha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Davenport shprehu falënderimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës ndërkombëtare, konkretisht OSBE-së”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma