Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 27 persona, ndërsa ka shqiptuar mbi 1500 gjoba për kundërvajtje në trafik, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se në vend kanë ndodhur 47 aksidente me dëme materiale dhe 15 me të lënduar.
Policia ka arrestuar 27 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 18.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 10 tiketa për personat që nuk kanë respektuar ligjin antiCOVID-19.