Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se kalueshmëria e Provimit të Maturës në afatin e gushtit, është 60.9%, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një postimi nga faqja e tyre zyrtare, thuhet se rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator.
“60.9% kalueshmëria e Provimit të Maturës në afatin e gushtit. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 4476 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 2726 maturantë apo 60.9%. Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator”, thuhet në njoftimin e MAShTI-it.
Teksa në përfundim, kanë falënderuar të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.