Rizvanolli u takua me ministrat sllovenë, Kumer dhe Han

Rizvanolli u takua me ministrat sllovenë, Kumer dhe Han

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, është takuar me ministrin slloven të Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer, dhe atë të Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaz Han.

Nga kjo ministri njoftojnë se gjatë takimit të Rizvanollit me Kumerin u diskutua për zhvillimin në fushën e energjisë, për rritjen investimeve dhe kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër dhe në veçanti për projektet e energjisë nga era.

Ndërsa në takimin që ka zhvilluar me ministrin Han, u diskutua për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, bashkëpunimin e ndërsjellë mes kompanive kosovare dhe sllovene, ku Rizvanolli e njoftoi për progresin që ka shënuar Kosova në zhvillimin ekonomik.

“Po ashtu, ministrja Rizvanolli theksoi se për të dytën herë sivjet në Slloveni, mikpritja ishte e ngrohtë dhe diskutimet produktive, ndërsa u shpreh se mezi pret që “t’i mirëpresim në Kosovë, me shpresë që kjo do të jetë në kuadër të një forumi ekonomik të përbashkët”, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Related Articles