Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kroaci.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në një pikë karburanti në autostradën A1.
E përfshirë në këtë aksident ishte edhe një veturë me targa shqiptare e tipit Citroen, e cila u shkrumbua nga flakët.
Mediat kroate, raportojnë se një veturë e tipit BMË, ishte përplasur me gjeneratorin e kësaj pike të karburantit, me ç’rast ishte shkaktuar një zjarr i madh.
Në vend vdiq shoferi i BMË-së, derisa thuhet se janë edhe tre të lënduar rëndë që janë dërguar për trajtim në spitalin e Splitit. /Gazeta Enigma