Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, dëshmitari Rrustem Tetaj pritet që sot ta vazhdojë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Tetaj një ditë më parë i është përgjigjur ptetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes.
Në fund dëshmitari u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai ka theksuar se kur e kishte parë gjatë luftës, nuk e dinte se çfarë funksioni ka pasur Thaçi dhe në cilësinë e kujt kishte shkuar në vendtakim.
Ndërsa se Thaçi ka nxjerrë problem për fotografinë e Rugovës, dëshmitari tha se e ka dëgjuar përmes Tahir Zemajt.
Dëshmitarit ka deklaruar se i kujtohet që ka pas një incident në mes Ramush Hardinajt dhe Tahir Zemajt.
Ai ka thënë se e ka pas kuptuar që Ramush Haradinaj i kishte larguar të gjithë oficeret e FARK-ut nga Kazerma në Prapaqan.
Tetaj ka deklaruar se nuk ka qenë prezent gjatë këtij incidenti por që kur ka shkuar në Kazermë, Haradinaj ka qenë aty. Si rrjedhojë, dëshmitari ka theksuar se më pas është përpjekur përmes takimeve që të bëjë pajtimin në mes të dy palëve.