Mëngjesin e 31 gushtit një shqiptar ka rrahur tre oficerë burgu në Francë, ndërsa disa të tjerë i ka kërcënuar me vdekje një ditë më pas.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, raportohet se ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan, njofton TCH, transmeton Gazeta Enigma.
Autoritetet kanë kërkuar ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili njërit punonjës i shkaktori plagë me një copë xhami, ftyra e të cilit u desht të qepej 17 herë.
32-vjeçari më pas kërcënoi agjentët e tjerë me vdekje, sipas sindikatës Ufap (Sindikata Federale e Ndëshkimit Autonome), UNSa Justice.
Organizata ka bërë bërë thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV).
“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.
Akuza se pse shqiptari ndodhej në burg ende nuk dihet. /Gazeta Enigma