Kurti mori pjesë në aktivitetet e Policisë së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj

Kurti mori pjesë në aktivitetet e Policisë së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në aktivitetet e Policisë së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj, shkruan Enigma.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” Kurti u mirëprit nga fëmijë të grupmoshave të ndryshme të interesuar për të mësuar më shumë rreth Policisë së Kosovës.

Me ç’rast, kryeministri ka thënë se do të kujdesen për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe vullnetin, që të mund të bëhen policë në të ardhmen, në këtë mënyrë t’i shërbejnë vendit.

“Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku u mbajt një nga aktivitetet hapëse të këtij përvjetori, kryeministri u mirëprit dhe bashkëbisedoi me fëmijë të grupmoshave të ndryshme të interesuar për të mësuar më shumë rreth Policisë së Kosovës dhe punës që ajo bën. Duke parë entuziazmin e fëmijëve dhe admirimin e tyre për profesionin e policit, kryeministri u shpreh se do të kujdesemi që të gjithë ata që kanë dëshirën, vullnetin dhe përgatitjen e duhur të mund të bëhen policë në të ardhmen, në mënyrë që të shërbejnë dhe të kontribuojnë në garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me urimin për fillimin e vitit të ri shkollor dhe 25-vjetorit të Policisë, kryeministri u bëri thirrje fëmijëve të pranishëm që të mësojnë sa më shumë e sa më mirë, pasi sipas tij, janë edhe e tashmja edhe e ardhmja e vendit.

Related Articles