Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ekipi i zjarrëfikësve dhe një grup vullnetarësh po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin që ka prfshirë zonën midis fshatrave, Zoqisht dhe Hoçë e Madhe, shkruan Enigma.
Në një postim të bërë në Facebook, Latifi ka thënë se situata mbetet e vështirë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe.
Njoftimi:
Kujdes me zjarret!
Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe.
Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen.
Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!
Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!