Përfshihet nga zjarri shtëpia në Pejë

Përfshihet nga zjarri shtëpia në Pejë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Brestovik të Pejës. Pos saj, flakët kapluan edhe një tjetër aty pranë, raporton Gazeta Enigma.

Policia bën me dije se zjarri u shua bashkë me zjarrfikësit dhe banorët.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur  një shtëpi që e kishte kapluar zjarri dhe kishte filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër. Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. / Gazeta Enigma.

Related Articles