Scholzi ia thekson Vuçiqit rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Scholzi ia thekson Vuçiqit rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përmes një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, ia ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga qeveria gjermane, thuhet se gjatë bisedës, Scholz dhe Vuçiq kanë këmbyer pikëpamjet për raportet bilaterale dhe interest e përbashkët.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Scholz dhe Vuçiq, kanë diskutuar edhe për çështjen e litiumit dhe materialeve të tjera.

Sa i përket çështjes së litiumit, thuhet se Scholzi i ka ofruar mbështetjen gjermane Vuçiqit për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

Related Articles