Ka ndërruar jetë Valdet Selimaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Lajmin e ka bërë të ditur ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kujtuar Selimajn si një ushtar të dalluar, të disiplinuar dhe trim.
“Valdeti ishte një ushtar i dalluar në mesin e ushtarëve pejanë. Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Selimaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin nga afër. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!””, thuhet në njoftim.
