S’ka bllokadë, vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi

S’ka bllokadë, vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi

I ashtuquajturi Asociacioni i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, ka paralajmëruar se që nga sot në ora 18:00, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë, shkruan Enigma.

Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarvëe serbë për bllokim të pikave kufitare

Ndërkohë edhe në pikën kufitare në Jarinje në këto moment ende ka lëvizje të automjeteve, ndonëse fluksi i lëvizjes është më i vogël.

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmëruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lejojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrulle të KFOR-it dhe EULEX-it./rtk

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova.

Related Articles