Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Serbinë, shkruan Enigma.
Ai ka shkruar se nuk ka lexuar asnjë reagim nga BE-ja dhe opozita për “bllokimin e pikave kuftiare nga ana e Serbisë”.
Tutje, Bajqinovci ka shkruar se asnjëher BE-ja nuk flet kur bëhet fjalë për Kosovën.
Postimi i tij:
Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb.
Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb.
Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që shteti serb i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën.