Ndeshja ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit nuk gjeti fundin, ani pse ishin duke u zhvilluar minutat shtesë të lojës, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshja u ndërpre, pasi që futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes shpërndau kartonë të kuq me bollëk, por dhuna asesi të ndalej.
Dy klubet kanë fajsuar njëra tjetrën për incidentin. Së fundmi klubi i Prizrenit ka publikuar edhe një video se si rrjedhi e gjithë ngjarja. /Gazeta Enigma/