Në Leposaviq do të ketë edhe një degë të Agjencisë së Regjistrimit

Në Leposaviq do të ketë edhe një degë të Agjencisë së Regjistrimit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit, i cili përveç nën-stacionit të Policisë së Kosovës, do të akomodojë edhe degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC).

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.

“Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Related Articles