Analisti politik Halil Matoshi e ka kritikuar veprimin e Policisë së Kosovës për të arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviç, vetëm pse ky i fundit fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.
Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se kjo përbën shkelje të së drejtës për lirinë e protestimit.
Tutje Matoshi ka thënë se ky arrestimit i shkon përshtati Serbisë dhe sipas tij, për këso skena Vuçiqi kish me jep miliarda me pasë.
Sipas tij, një arrestim i tillë ka qenë i panevojshëm.
“Është një njollë që demokracia e Kosovës i vendos pa asnjë arsye vetvetes. Që në sytë e botës dalim si një shtet që me polici midis sheshi arrestojmë njerëz civil të pa armatosur, të pa dhunshëm dhe të cilët protestojnë që është një e drejtë kushtetuese. Problemin më të madh me qytetarët e Republikës së Kosovës që personalisht e kam është se lidhje nuk kanë me Kushtetuten dhe me ligjet e Kosovës. Që nuk e dinë se unë këtu po i ruaj institucionet e shtetit të Kosovës, demokracinë kosovare dhe nuk po mbrojë individë”, ka thënë Matoshi.
Tutje ka Matoshi ka thënë se me këto akte nuk integrohen serbët në veri.