Bekim Hoxha që nga sot do të ulet në ulësen e kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Gazeta Enigma.
Kështu vendosi Qeveria në mbledhjen e sotme.
Në prezantimin e propozim-vendimit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm lidhur me menaxhimin dhe drejtimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si agjencia kyçe në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë, por edhe sigurisë ushqimore në vendin tonë.
“Drejtimi i suksesshëm i kësaj agjencie është thelbësor për arritjen e objektivave strategjike në këtë sektor”, tha ai duke shtuar se përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm kanë qenë pjesë e komisionit rekrutues dhe tha se kanë zgjedhur kandidatin më të përgatitur për këtë pozitë. / Gazeta Enigma.