Policia greke ka bërë të ditur se kanë dyshime të reja, që bashkëshorti pilot i Caroline Crouch, mund të ketë qenë trafikant droge dhe e ka vrarë gruan e tij pasi ajo e zbuloi këtë gjë, raporton Gazeta “Engima”.
Teoritë e përfshirjes së mundshme në trafikimin e drogës u hapen pasi një hetim mbi financat e Charalambos Anagnostopulos zbuloi se ai jetonte në mënyrë luksoze, pavarësisht se fitonte pagën e një piloti.
Oficerët e policisë zbuluan se çifti kohët e fundit kishte blerë një tokë 47,000 £, dhe kishin projektuar një shtëpi 140,000 £, gjithashtu kishin shkuar në disa udhëtime luksoze në Dubai.
Zbulimi, sugjeron se Anagnostopoulos, 33-vjeçar, i cili njihet si Babis, mund të ketë pasur një burim alternativ të të ardhurave dhe ai vrau Caroline, kur ajo e zbuloi këtë gjë.
Babai i Caroline, David Crouch ka thënë se ai e beson se Babis mund të jetë i përfshirë në trafikimin e drogës.
Në muajt para vdekjes së saj, Babis u bë gjithnjë e më kontrollues, tha një burim.
Ai pretendohet se instaloi një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj dhe e shoqëronte atë kudo që shkonte.